Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Grenell i reagon presidentes sllovene pasi ajo kritikoi atë që ndodhi në Shtëpi të Bardhë me Zelenskyn

Grenell i reagon presidentes sllovene pasi ajo kritikoi atë që ndodhi në Shtëpi të Bardhë me Zelenskyn

Emisari amerikan për misione speciale, Richard Grenell i ka reaguar presidentes së Sllovenisë, Natasha Musar.

Kjo e fundit ishte në mesin e liderëve evropianë që i dolën në mbrojtje presidentit Zelensky, pas përplasjes me presidentin, Donald Trump.

Ai ka thënë se Sllovenia është anëtari i NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje.

“Në fakt, ju jeni një nga anëtarët e NATO-s me shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen.Ju u zotuat të paguani 2% në 2014, por ende paguani vetëm 1.29%.Asgjë nuk e dëmton NATO-n më shumë sesa të mos paguani pjesën tuaj”, tha Grenell.