Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Begaj uron besimtarët myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit

​Begaj uron besimtarët myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Begaj në Facebook ka uruar që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili për t’u afruar më shumë me Zotin.

“Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi. Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë”, shkroi ai.