Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Publikohen rezultatet e para të votave me postë

Publikohen rezultatet e para të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve të votave përmes postës.

Nga numërimi i 8.51 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 1293 vota apo 45.79 për qind, e dyta është Lidhja Demokratike me 1010 vota apo 35.76 për qind, pasohet nga koalicioni AAK-Nisma me 335 vota apo 11.86 për qind dhe Partia Demokratike që ka 98 vota apo 3.47 për qind.

Procesi i numërimit do të vazhdojë, ndërsa rezultatet pritet të pasqyrojnë ndikimin e diasporës në zgjedhjet e fundit.

Votat e numëruara deri tash janë nga komunat Deçan (5 kuti nga 6), Gjakovë (2 nga 12 kutitë), Novobërdë (1 kuti), Shtërpcë (1 kuti), Zveçan (1 kuti), Mamushë (1 kuti), Hani Elezit (1 kuti), Graçanicë (1 kuti), Ranillugë (1 kuti), Kllokot (1 kuti), Mitrovicë e Veriut (1 kuti).

Kurse, nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV-ja doli e para bindshëm.rtk