Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “O u kall Kosova, o u kall Serbia” / Trumpi ‘diktator’ e sulm terrorist nga Serbia – Deklaratat e Krenar Shalës vetëm në ‘ARB Debat’

“O u kall Kosova, o u kall Serbia” / Trumpi ‘diktator’ e sulm terrorist nga Serbia – Deklaratat e Krenar Shalës vetëm në ‘ARB Debat’

I ftuar në emisionin ‘ARB Debat’ përballë gazetarit Rid Berisha, analisti politik Krenar Shala i bindur dhe i ‘frikësuar’ tha se Serbia vetëm sa nuk e ka caktuar edhe datën kur do ta organizojë një sulm terrorist pak më të madh për ta përshkallëzuar situatën në Kosovë dhe të krijojë destabilizim.

Ai tha se për t’ia tërhequr vëmendjen Richard Grenell, Serbia do të organizojë një sulm terrorist me pasoja më të mëdha në Kosovë, vetëm që të shkaktojë kaos.

“Jam shumë i sigurt që Serbia vetëm sa nuk e ka caktu edhe datën kur ka me organizu edhe një sulm terrorist vetëm pak më të madh, për me ia tërhjek vëmendjen Grenellit, dhe ai menxi s’pret me ardh në Kosovë, o po don mu kall Kosova o po don mu kall Serbia”, tha ai.

Sipas vlerësimit të tij, gjasat janë të mëdha që Trump do të bëhet ‘diktator’.

“Zakonisht sa po mundem me vrejtë politikën ndërkombëtare ata së pari e shohin terenin se si është. E ka humb Serbia terenin s’mundesh me kthy edhe njëherë se si ka qenë para 4 citesh. Mos harroni që ne shumë shpejtë kemi me vrejtë tash unë s’po di a do të behët Trumpi diktator, gjasat janë të mëdha”, deklaroi ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/