I ftuar në emisionin n’Pult, me Resim Morina, Hoxhë Muhamed Stublla shpalosi detaje nga kuptimi i ramazanit.
Ai tha se në aspektin gjuhësor ramazan do të thotë abstenim ndërsa në në aspektin terminologjik do të thotë se besimtari duhet të abstenoj nga ushqimet, pijet, e intimiteti bashkëshortorë.
“Ramazani në aspektin gjuhësor do të thotë abstenim nga ndonjë gjë, në aspektin terminologjik do të thotë se besimtari duhet të abstenoj nga ushqimet, pijet, intimiteti bashkëshortorë, gjërat të cilat hynë në trupin e njeriut përmes vrimave të konsidreueshme kalojnë në organe të konsiderueshme, dhe të abstenojnë nga çdo gjë e tillë prej të cilave jka mundësi me u rujtë prej syfyrit deri në perëndim të diellit”, tha ai n’Pult./tvarbëria/