Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Unë jam në mes, jam edhe për Ukrainën edhe për Rusinë”, deklaron Trump

“Unë jam në mes, jam edhe për Ukrainën edhe për Rusinë”, deklaron Trump

Më shumë deklarata janë bërë të ditura nga takimi Trump-Zelensky në Zyrën Ovale.Raportohet se Trump u ka thënë gazetarëve se është “në mes”, shkruan skynews.

“Unë jam për Ukrainën dhe Rusinë”, tha ai.“Unë dua ta zgjidh atë”, shtoi Trump.

Ai ka përsëritur gjithashtu thirrjet e tij për Evropën dhe NATO-n që të “rriten”.

Ndërkohë, Zelensky tha se Vladimir Putin “duhet të paguajë” për fillimin e luftës.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se vetëm marrëveshja e mineraleve nuk mjafton për vendin e tij.