Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Avokati për gjykimin e ish-krerëve nga Specialja: Tendencat janë eliminimi nga skena politike, njollosja e tyre

Avokati për gjykimin e ish-krerëve nga Specialja: Tendencat janë eliminimi nga skena politike, njollosja e tyre

Avokati Zahir Hamza, i ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, në TV Arbëria, ka thënë se gjykimi i ish-krerëve në Hagë nga Gjykata Speciale ka ngjyrime politike.

Ai potencon se sipas tij, përpos që po bëhet për të eliminuar ish-krerët ushtarakë nga jeta politike, ka qëllime edhe për të njollosur emrat e tyre.

“Mendimi im personal, përpos që është politikë, për të eliminuar krerët ushtarakë të cilët kanë qenë aktivë në jetën politike, njëkohësisht për të njollosur emrin e tyre, pasi që pas 20 viteve të luftës së kryer, paraburgosen për një çështje shumë të thjeshtë. Kjo është për t’u shqetësuar, fakti që pas 20 viteve të ngritet një aktakuzë e thjeshtë, por që ka marrë përmasa botërore. Kjo shihet qartë se tendencat janë eliminimi nga skena politike, njollosja e tyre, dhe me një fjalë përfundimi i karrierës politike të këtyre krerëve,” ka thënë avokati në TV Arbëria.