I ftuar në emisionin ‘ARB Debat’, përballë gazetarit Rid Berisha, opinionisti Milaim Zeka ka deklaruar se më parë nuk i ka ftuar askush në vizitë zyrtare, por ata kanë thirrur ambasadatë si në Holand, Paris, Londër dhe kanë bërë kërkesë që t’i ftojnë në vizitë zyrtare.
“Neve nuk na ka ftuar askush në vizitë jashtë për asnjë vizitë zyrtare, ne i thërrisnim ambasadën në Holand, Paris, Londër i thonim a mundeni ju me i thirrë të parlamentit britanez tre apo katër deputetë tu thonë të na prisnin dhe kjo është bërë për me marrë bileta, hotele, honorare.”
Zeka në bisedë e sipër i drejtohet gazetarit Berisha derisa i thotë të shkojë dhe të shikojë arkivën e parlamentit se a ka ndonjë vizitë zyrtare.
“Shko në arkivë të parlamentit të Kosovës, si ma gjen një vizitë zyrtare unë çka dush të dha. I kanë shti edhe shoqatat ne Suedi, me ba ftesë vetëm që të shkojnë tek kryetari I kuvendit për të thënë e kam një ftesë në Suedi bam honorarin e merrshin”, deklaroi ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/