Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zeka: Të vetmit që mund ta ulin Vuçiqin dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen janë Trump dhe Grenell

Zeka: Të vetmit që mund ta ulin Vuçiqin dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen janë Trump dhe Grenell

Milaim Zeka në ‘ARB Debat’ me Rid Berishën ka thënë se i dërguari për misione të veçanta, Richard Grenell, është një njeri pro-shqiptar.

Ai në ARB Debat është shprehur se të vetmit që mund ta ulin presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ta nënshkruajnë marrëveshjen, janë presidenti i SHBA-së, Trump dhe Grenell.

“Grenell është një njeri shumë pro-shqiptar, pro-lirisë, shtetit dhe demokracisë. I vetmi njeri që mund ta ulë Vuçiqin dhe ta nënshkruajë marrëveshjen e paqes është Grenell, edhe Trump.

“Kështu që, thashë, Zoti i kthehet përsëri marrëveshjes së paqes Kosovë-Serbi,” ka thënë Zeka.