Milaim Zeka në emisionin ‘ARB Debat’ me moderatorin Rid Berisha ka thënë se me Albin Kurtin si kryeministër fitoi frymën jugosllave.
Sipas Zekës, kjo sepse: “Me Albin Kurtin fitoi frymën jugosllave, nuk po them serbe, por fitoi frymën jugosllave.
“Në kuptimin që, të gjithë ata njerëz që e kanë votuar Albin Kurtin, Faton Pecin, Donika Gërvallën, kanë votuar dy gjëra: e para, frymën antievropiane dhe antiamerikane, dhe e dyta, frymën anti-UÇK dhe anti-luftëtarët e lirisë.” ka thënë Zeka.
Zeka e thotë këtë duke iu referuar dështimeve që i kanë ndodhur Kosovës, sipas Zekës.
“Me i marrë Albin Kurti gjithë ato vota, duke qenë njeri që e ka sjellë në izolim total Kosovën, nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, kjo është vetëm fryma pro jugosllave…”
“Albin Kurti është rekordmen i dy mijë e treqind e sa tenderave njëburimor,” ka thënë Zeka.