Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zeka: Kurti ka hyrë në qeveri për të bërë masakër ndaj kundërshtarëve të tij politikë

Zeka: Kurti ka hyrë në qeveri për të bërë masakër ndaj kundërshtarëve të tij politikë

Milaim Zeka i ftuar në ‘ARB Debat’ me Rid Berishën, në TV Arbëria ka thënë se Kurti ka ardhur në pushtet për të bërë masakër ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

“Aq sa e njoh personalitetin e Kurtit, jam shumë i bindur se edhe herën e parë ka hyrë në Qeveri me shumë dilema, ka hyrë në qeveri për të bërë masakër ndaj kundërshtarëve të tij politikë, masakër në kuptimin që t’i burgosë ata, t’i ndjekë, t’i persekutojë, t’i shkatërrojë totalisht sistemin e drejtësisë, t’i bëjë hakmarrje kolektive ndaj çdo kundërshtari të tij politik, politikan apo gazetar,” ka thënë Zeka.

Zeka ka theksuar se po të realizoheshin vetëm 30% të synimeve të Kurtit, njerëzit do të detyroheshin të kërkonin azil në vendet e tjera.

“Synimet e tij nuk janë realizuar, për fatin e mirë të Kosovës. Sikur ky njeri të realizonte vetëm 30% të ëndrrave të tij të çmendura, për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve politikë, me siguri që pjesa dërrmuese e njerëzve do të donin të iknin prej këtij vendi dhe të kërkonin azil politik në Evropë. Iu ka thënë prokurorëve: ‘S’keni çfarë të kërkoni në punë me datën 10’,” ka thënë Zeka.