Anëtari i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi, për TV Arbëria nga qendra ku po bëhet numërimi i votave, ka thënë se përpos problemeve me softuerin e KQZ-së, pjesa tjetër e organizimit ka shkuar sipas rregullave.
Për pjesën e veriut, thotë se kjo i takon prokurorisë.
“Përjashto problemet teknike që kanë qenë me softuerin, pjesa tjetër e organizimit besoj se ka qenë në rregull, sipas standardeve, natyrisht se çfarë ka ndodhur në veri me listën serbe janë çështje që i përkasin prokurorisë”, ka thënë Krasniqi.
Ndiqni kronikën: