Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga instutucionet për trajtim ndaj qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga instutucionet për trajtim ndaj qenve endacakë

Një grua e moshuar ka vdekur të mërkurën në Podujevë nga sulmi në zemër pasi e njëta thuhet se është ndjekur nga disa qenë.

E kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami ka kërkuar veprime urgjente nga institucionet kundër qenve endacakë.

Reagimi i plotë:

Thirrje për veprim urgjent kundër qenve endacakë

Sot, në Podujevë ka humbur jetën një grua, pas një sulmi brutal nga qentë endacakë – tragjedi kjo që nuk duhet të ndodhë kurrë më!

Është turp për të gjithë ne, për të gjitha institucionet; është paaftësi që 26 vjet pas lufte të na vdesin qytetarët nga qentë endacakë.

Është koha e fundit për të vepruar, për të ndërmarrë masa. Lini strategjitë, lini tenderët, sepse deri më tani të gjitha përpjekjet e fragmentuara nëpër komuna kanë dështuar.

Kryeministri në detyrë duhet të ftojë urgjentisht në takim Asociacionin e Komunave, Qeveria në detyrë duhet të ndajë fonde, të caktojë detyra dhe përgjegjësi për institucionet përkatëse, të caktoj afate kohore që trajtimi i qenve endacakë të fillojë menjëherë, në nivel vendi.

Po e përsëris: ky problem duhet të adresohet me urgjencë!

Tragjeditë si kjo e sotmja nuk duhet të kalojnë pa reagim institucional, dhe nuk po flas për deklarata me shkrim, por për veprime konkrete. Në fund të fundit, çfarë na duhen institucionet nëse nuk mund të ofrojnë siguri për qytetarët jashtë oborrit të tyre?

Ngushëllime familjes nga Podujeva!