Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krasniqi: Problemet që kanë ndodhë me Listën Serbe në veri i përkasin Prokurorisë, por edhe KQZ duhet t’i marrë veprimet e veta

Krasniqi: Problemet që kanë ndodhë me Listën Serbe në veri i përkasin Prokurorisë, por edhe KQZ duhet t’i marrë veprimet e veta

Alban Krasniqi nga Vetëvendosje duke komentuar ecurinë e numërimit të votave të diasporës ka thënë se problemet që kanë ndodhë me Listën Serbe në veri të vendit,  janë çështje që i përkasin Prokurorisë.

Por që sipas tij, edhe KQZ do të duhej t’i marrë vendimet dhe veprimet e veta.

“Natyrisht se çka ka ndodhë në veri problemet që kanë ndodhë me Listën Serbe ato janë çështje që i përkasin Prokurorisë sipas rekomandimeve të institucioneve natyrisht që edhe KQZ-ja do të duhej ti marrë veprimet dhe vendimet e saj. Kurdo që konsiderohet që është manipuluar natyrisht që janë organet kompetente dhe sipas verdikteve të tyre pastaj edhe KQZ-ja duhet t’i ndërmerr veprimet e saj”, tha Krasniqi në TV Arbëria.