Alban Krasniqi anëtar i Vetëvendosjes në KQZ ka deklaruar se procesi i numërimit të votave të diasporës është transparent si kurrë më parë.
Ai për TV Arbëria tha se përjashtu problemet teknike me softuerin e KQZ-së, ditën e dielë, pjesa tjetër e organizimit ka qenë në rregull dhe sipas standardeve.
“Pa marrë parasysh sfidave votat janë nëpër kuti dhe kutitë janë në hapë dhe janë numëru dhe nuk ka dallim në rezultatet që tashmë janë bërë publike, dhe natyrisht edhe votat e diaporës tashmë janë në kuti dhe do të jetë një proces transparent si kurrë më parë. Do të ketë mudnësi që jo vetëm vëzhguesit por edhe publiku dhe ju si medium që keni ardhë për të parë çdo pjesë të procesit që çdo gjë të jetë transparente. Përjashtu problemet teknike me softuerin, pjesa tjetër e organizimit besoj që ka qenë në rregull dhe sipas standardeve”, tha Krasniqi në “ARB DEBAT”.