Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në një intervistë ekskluzive për TV Arbëria, direkt nga vendi ku po bëhet numërimi i votave, ka deklaruar se pjesëmarrja në 30 përfaqësi diplomatike ka qenë 15 mijë e 352 votues.
Derisa theksoi se numërimi i votave do të vazhdojë deri në orën 24:00, por që sipas tij, ende nuk dihet se kur do të arrihet të përfundohet gjithë procesi.
“Procesi zgjedhor në përgjithësi është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike. Pjesëmarrja në 30 përfaqëi diplomatike ka qenë 15 mijë e 352 votues nga 20 mijë e 324 pra më shumë se 75 për qind të atyre që janë regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike kanë shkuar dhe kanë votuar. Ne do të punojmë deri në ora 12:-00 të natës, nuk e di nëse do të arrijmë t’i përfundojmë të gjitha këto 10 tavolina numërimi në të cilat do të zhvillohet ky process”, tha Elezi./TV Arbëria./