Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Elezi: Procesi i numërimit të votave për deputetë ka qenë jashtëzakonisht transparent

Elezi: Procesi i numërimit të votave për deputetë ka qenë jashtëzakonisht transparent

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se procesi i numërimit të votave për kandidatë ka qenë jashtëzakonisht transparent.

Elezi në TV Arbëria tha se në çdo qendër të numërimit ka qenë e vendosur kamera mbi tavolinën e numërimit.

“Sa i përket numërimit të votave të kandidatëve për deputetë procesi ka qenë jashtëzakonisht transparent në çdo qendër komunale të numërimit, për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore. Në çdo qendër komunale ka qenë e vendosur nga një kamerë mbi tavolinën e numërimit. Kjo kamerë ka regjistruar të gjithë procesin e verifikimit të votave të subjekteve politike dhe kandidatëve”, tha Elezi./TV Arbëria./