Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Bregun e Diellit.
Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një veturë.
“Sot rreth ores 17:00, në kryqëzimin e rrugeve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur nje aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit”, tha ajo.