Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një intervistë ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku po numërohen votat e diasporës ka deklaruar se bashkëpunimin me media e konsiderojnë kyç për informimin e qytetarëve lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor.
Elezi më tej tha se këtë vit përgjegjësitë e KQZ’së janë shtuar shumë krahasuar me vitet paraprake, derisa renditi disa nga to.
“Përgjegjësitë e KQZ-së janë shtuar kogja shumë, kur themi përgjegjësi flasim për numërimin e votave të kandidatëve në qendra të numërimit të rezultateve në 38 sosh pra të cilat janë krijuar nga ana e KQZ-së dhe jo në vendvotime siç ka qenë në të kaluarën do të thotë ku numërimi është kryer brenda disa orëve dhe pastaj procesi është përmbyllur. Kësaj radhe ka qenë ndryshe,dhe përveç kësaj përgjegjësi tjetër ka qenë organizimi i zgjedhjeve në përfaqësi diplomatike dhe hapja e kutive postare në 22 shtete të ndryshme nga ana e KQZ-së”, tha Elezi./TV Arbëria./