Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kryetar Përparim Rama, ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës si edhe për të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit.
Njoftimi:
Vendim për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë
Kryetari i Kryeqytetit ka miratuar vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit për:
Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës
Të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit
Çmimi preferencial: 120 euro në vit për person
Përdorim i pakufizuar në të gjitha linjat urbane
Vendimi hyn në fuqi menjëherë
Ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në Kryeqytet. 🚶♂️🚗
Për më shumë informacion, mund të lexoni vendimin në linkun në vazhdim