Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shaqir Totaj: Kemi pesëfishuar buxhetin e drejtorisë së bujqësisë

Shaqir Totaj: Kemi pesëfishuar buxhetin e drejtorisë së bujqësisë

Në emisionin “N’PULT”, me Resim Morinën në TV Arbëria, ka qenë i ftuar Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit.

Ai gjatë emisionit ka folur rreth qeverisjes së tij në këtë komunë.

Totaj ka thënë se gjatë këtij mandati të tij qeverisës është pesëfishuar buxheti i drejtorisë së bujqësisë në Prizren.

Totaj ka theksuar se kjo është mirëpritur mjaft mirë edhe nga fermerët.

“Në tri vitet e fundit, ne kemi pesëfishuar subvencionimin e fermerëve me makineri bujqësore dhe në forma të ndryshme të përkrahjes për ndërtimin e serave…”, ka thënë ai.

“Është pesëfishuar buxheti për këtë drejtori dhe e di që është mirëpritur shumë nga ana e fermerëve dhe ka ndikuar në rritjen e rentabilitetit apo të cilësisë së prodhimtarisë bujqësore”, ka thënë tutje kryetari i Prizrenit. /TV Arbëria