Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Raportohet se RTK ka urdhëruar që gazetarët të mos i referohen Kurtit si “kryeministër në detyrë”

Raportohet se RTK ka urdhëruar që gazetarët të mos i referohen Kurtit si “kryeministër në detyrë”

Radio Televizioni i Kosovës sot ka urdhëruar gazetarët që në kronikat e tyre kryeministrit Albin Kurti të mos i referohen si “kryeministër në detyrë” dhe Qeverisë aktuale të mos i referohen si “Qeveri në detyrë”.

Përmes një emaili, redaktori i lajmeve qendrore, Besart Galica, ka urdhëruar që në asnjë kronikë televizive dhe në asnjë edicion të lajmeve të mos përdoren terme të tilla.

“Qeveria aktuale është me të gjitha kompetencat e saj deri në konstatimin e legjislaturës së re. Kështu që, në asnjë edicion të lajmeve të mos nënshkruhet – kryeministër në detyrë apo qeveria në detyrë, dhe në asnjë kronikë”, thuhet në email-in të cilin e ka publikuar Nacionale