I ftuar në emisionin n’Pult me Resim Morina, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, ka treguar rreth punëve të realizuara në këtë komunë.
Gjatë diskutimit ai përmendi kryetarin e mëparshëm në këtë komunë, teksa tha se s’ka arritë të zgjedhë as drejtorat e shkollave në këtë komunë.
“Në vitin e parë është me rëndësi të theksohet kur ai kryetari i mëparshëm s’ka arritë as drejtorat e shkollave me zgjedhë, ne i kemi zgjedh dhe kemi ndiku shumë në përmirësimin e mënyrës se si menaxhohen shkollat, kemi pasur shumë trajnime të mësimdhënësve për kurrikulë për mënyrën e mësimdhënies dhe mësimnxënies, kemi pas trajnime të drejtorëve për mënyrën se si menaxhohen shkollat, kemi pasur investime në mirëmbajtje të objektete, investim në ndërtim të sallave sportive, investime në kabinete profesonale, si në kimi fizikë IT dhe është rritë numri i bursave dhe këtë vitë do t’i japim 250 bursa, vlera e tyre është rritë në 800 euro për një nxënës”, tha ai.
Tutje, ai njoftoi se në komunën e Prizrenit janë ndëruar rreth 4 – 5 kopshte për fëmijë, derisa theksoi se kanë pasur një mungesë me ministrin për bashkëpunim.
“Kemi ndërtuar kopshte për fëmijë, diku 4-5 prej tyre, por edhe këtu e kemi një mungesë të bashkëpunimit me ministrin, sepse po të kishim bashkëpunimin më të mirë me ta do të kishim ndërtu edhe më tepër”, deklaroi ai n’Pult,/tvarbëria/