Për çështje si dialogu është e vështirë për Kosovën që të avancojë para nëse nuk merresh tërë kohën me këtë proces, kështu deklaroi profesori Valon Murtezaj në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën.
Sipas Murtezajt, ky proces është pjesë e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.
“Për çështje si dialogu është e vështirë për Kosovën që të avancojë para nëse nuk merresh tërë kohën me këtë proces, sepse ky proces është aty, është pjesë e rrugës së integrimit evropian. Dhe gjithashtu duhet liderët politik kjo i takon në radhë të parë gjithmonë qeverive, sidomos qeverive që kanë shumicë të fuqishme siç ka qenë qeveria aktuale ju takon që të gjejnë mënyrën që së bashku me forcat tjera politike të jenë të qartë se çfarë mund dhe don Kosova. Kur po them Kosova, institucionet e Kosovës që të ofrojnë te partnerët ndërkombëtarë, po të jenë të sinqertë me vetëveten dhe dhe me partnerët ndërkombëtarë dhe të thonë kjo është ajo çfarë mund të bëhet”, tha tutje Murtezaj./TV Arbëria./