Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ligji i barnave, sjellë telashe rreth furnizimit me barna

Ligji i barnave, sjellë telashe rreth furnizimit me barna

Nga 1 shkurti hyri në fuqi vendimi për unifikimin të çmimit të barnave, megjithatë farmacistët konsiderojnë se ky ligj ka filluar të sjellë telashet e para. Gzonit Salihaj, farmacist në kryeqytet, deklaron se ligjin për rregullimin e çmimit të barnave e kanë kërkuar prej vitesh, por ky aktual është në kundërshtim me ligjin, e madje pasojat e këtij ligji po sjellin mungesë të disa barnave.

“…një problematikë që është qe 25 vite prej një muaji nuk është në rregull të rregullohet. Gjithashtu edhe bie në kundërshtim me ATK e cila e ka vlerësua që bëjmë shkelje nëse barnat që i kemi blerë me çmime ma të larta i shesim me çmime ma të ulëta. Na u ka obligua edhe vendosja e çmimeve në barnatore që prapë është në kundërshtim me ligjin në fuqi. Na kanë shkaktua disa pengesa tash e tri javë ku jena në fuqizim të vendimit. Na kemi fillua zbatimin e ilaçeve që janë ardhë me çmim të ri por ato që nuk janë ardhë të nivelizume nuk kemi mundësi për disa arsye. Edhe si shkak i kostos edhe si shkak që bëjmë shkelje. Këto ditë veç kanë fillua edhe me pas mungesë të artikujve bazë në këtë rast të disa medikamenteve…”, tha Salihaj për rtv21

Sipas nënkryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha, pritet edhe mungesa e rreth 1700 lloje të produkteve të tjera, si pasojë e hyrjes në fuqi të ligjit për unifikimin e çmimit të barnave.

“…ky vendim nga MSH ka sjellë tronditje të rëndë për tregun farmaceutik dhe ky është vetëm fillimi I mungesës së barnave dhe nga fillimi presim mungesën e rreth 1700 lloje të produkteve të tjera. Kjo është si pasoj e një formati të gabuar e të ngutshëm nga MSH e cila nuk është konsultuar me komitetin farmaceutik. Do të ketë mungesë më tutje të barnave sepse vendimi nuk është në përputhje me ligjin për unifikimin e çmimeve, duhet bazohet në shtetet referente dhe jo në paragrafët paraprak. Kjo gjë ua mundëson kompanive farmaceutike të tërhiqen nga tregu…”

Shqetësime lidhur me afatin e zbatimit të listës zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale në vend pati shprehur edhe Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës, e cila kërkoi të mos preket stoku aktual i barnave dhe të zgjatet periudha e hyrjes në fuqi e çmimeve të reja. Në anën tjetër, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, po vazhdon inspektimi i barnatoreve, të cilat kanë nisur zbatimin e ligjit.