Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Skenderaj: Një foshnje vdes në gjumë

Skenderaj: Një foshnje vdes në gjumë

Një foshnje në Skenderaj ka vdekur derisa ishte në gjumë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së kosovës, rrethanat ende nuk dihen dhe se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i policisë:

HETIM I VDEKJES

Skenderaj 25.02.2025-05:00. Raportohet se në rrethana të panjohura deri sa ishte në gjumë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar-foshnje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.