Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, Zafir Berisha ka thënë se nuk ka dalë ashtu siç ka pritur nga këto zgjedhje.
Kjo pasi sipas Berishës, ai u atakua jashtëzakonisht shumë, përcjell TV Arbëria.
“Nuk kam dalë ashtu siç kam pritë në Prizren, sepse çdo kandidat,çdo person që tenton me u bë deputet sidomos në këto rregulla të parregullta, duhet me pasë një bazë. Dhe meqë unë jam ataku jashtëzakonisht shumë në bazën ku unë tash e 35 vjet kam pas elektoratin”, tha ai në emisionin “ARB Debat”.