Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Kemi pasë pritshmëri deri te 12 përqindëshi”, thotë Berisha nga Nisma

“Kemi pasë pritshmëri deri te 12 përqindëshi”, thotë Berisha nga Nisma

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se kjo parti ka pasë pritshmëri që në zgjedhjet e 9 shkurtit të merr së paku 11 apo 12 për qind të votave.

I ftuar në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën, ai tha se si duket situata nuk ka qenë e analizuar mirë.

“Ne kemi pasë pritshmëri deri te 11- 12 përqindëshi, mirëpo ndoshta nuk o konë e analizume mirë. Disa lëvizje të kandidatëve që kanë qenë në fushatë sepse në kuadër të listës ka pasë kryetarë të komunave të cilët janë lexu nga qytetarët që iu kanë hakmarrë”, tha Berisha.