Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur gjatë ditës në takim diplomatin finlandez, Matti Nissinen.
Sipas njoftimit, ata kanë diskutuar për procesin zgjedhor, hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, si dhe për çështje të sigurisë së rajonit dhe kontinentit, tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë.
“Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, bashkëpunimi ndërmjet ambasadës finlandeze dhe qeverisë, zgjedhjet e 9 shkurtit dhe hapat drejt formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve, ishin temat qendrore të bashkëbisedimit. Gjithashtu u diskutua rreth çështjeve të sigurisë së rajonit dhe kontinentin, tri vjet pas fillimit të agresionit ushtarak rus dhe luftës në Ukrainë”, thuhet në njoftim.