Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Berisha nga NISMA: Jemi për qeveri të opozitës

Berisha nga NISMA: Jemi për qeveri të opozitës

Zafir Berisha, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria, ka folur për deklaratat e bashkëpartiakut të tij, Fatmir Limajt, ku deklaroi se është i hapur për të biseduar rreth formimit të koalicioneve.

Kjo deklaratë e Limajt, sipas Berishës, u keqinterpretua.

“Ka qenë një keqinterpretim edhe i qëllimshëm, jemi për qeveri të opozitës,” ka thënë Berisha.

“Qëndrimi ynë, edhe zyrtar edhe i të gjithë akterëve brenda NISMËS, është që NISMA është e interesuar për një qeveri të opozitës,” ka thënë tutje ai.

Berisha thekson se qëndrimi i Limajt për të ulet në tavolinë për të biseduar me akterët e tjerë politikë ka qenë qëndrim edhe i mëhershëm.

“Qëndrimi i Fatmirit që të ulet në tavolinë me të gjithë akterët kur është në pyetje Kosova nuk është ndonjë risi. Unë mendoj që duhet të jetë qëndrimi i të gjithëve. Edhe këtë nuk e ka thënë vetëm atë ditë, por edhe më herët,” ka thënë ai. /TV Arbëria