Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Murati: Mbi 100 milionë euro dëmi buxhetor nga lëndët përmbarimore ndaj komunave

Murati: Mbi 100 milionë euro dëmi buxhetor nga lëndët përmbarimore ndaj komunave

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar prokurorinë për mos hapjen e rasteve për lëndë përmbarimore ndaj komunave për kontratën kolektive të nënshkruar paligjshëm.

Ai në Facebook tha se janë bërë 23,118 lëndë përmbarimore që janë dorëzuar kundër komunave në Thesar.

“Shuma e kërkuar për përmbarim është 35.8 milionë euro, ku 25.6 milionë janë për borxhin ndaj përfituesve, kurse 10.2 milionë euro janë për tarifat e përmbaruesve. Siç edhe kanë deklaruar nga vetë asociacioni i komunave, dëmi buxhetor tashmë ka tejkaluar mbi 100 milionë euro. Por deri më tani, nuk kemi dëgjuar për ndonjë rast të hapur nga prokuroria ndaj atyre që nënshkruan paligjshëm dhe i shkaktuan buxhetit të shtetit dëmtim prej mbi 100 milionë euro. Nuk janë të rralla rastet kur tarifa e përmbaruesit tejkalon edhe vlerën e borxhit që përmbarohet”, ka shkruar ai.