Analisti Afrim Kasolli, në ARB Debat me Rid Berishën, duke folur për zgjedhjet në Gjermani, ka thënë se sfida kryesore e qeverisë së ardhshme në Gjermani do të jetë shtimi i kapaciteteve të mbrojtjes.
Ai, duke komentuar deklaratat e kancelarit gjerman në ardhje, Friedrich Merz, ka thënë se këto deklarata shprehin shqetësime për gjendjen në të cilën ndodhet Gjermania, që lidhen me aspektet e sigurisë.
“Sfida kryesore e qeverisë së ardhshme gjermane, e cila do të ballafaqohet, është nëse do të rrisë kapacitetet e saj mbrojtëse dhe do të përmirësojë kapacitetet e saj të sigurisë,” ka thënë Kasolli në ARB Debat. /TV Arbëria