Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar Friedrich Merz dhe Markus Soeder liderët e aleancës konservatore të Gjermanisë CDU/CSU për fitoren e tyre në zgjedhjet në Gjermani.
E para e shtetit në “X” tha se mezi pret që në vitet në vijim të vazhdojë thellimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Vendet tona ndajnë një histori të gjatë marrëdhëniesh të shkëlqyera dhe mezi pres të thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vijim”, tha Osmani.