Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në AfD të ngazëllyer me rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani, thonë se morën urime edhe nga Elon Musk

Në AfD të ngazëllyer me rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani, thonë se morën urime edhe nga Elon Musk

Weidel e ngazëllyer AfD përshëndet rezultatin historik, thotë se mori urime nga Elon Musk

Bashkëkryetarët e Alternativës për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel dhe Tino Chrupalla u shprehën të ngazëllyer me rezultatin e zgjedhjeve të djeshme, ndërsa thanë se është koha e fundit që media t’i lidhë ata me fashizmin.

Weidel u shpreh e sigurt se partia e saj e ekstremit të djathtë do ta mbërrijë CDU-në në zgjedhjet e ardhshme dhe do ta “vendos rendin në Gjermani”. Ajo theksoi se partia ka fituar dy herë më shumë vota në Gjermaninë lindore sesa CDU, duke siguruar 45 nga 48 vendet e disponueshme atje.

E pyetur nëse e ka kontaktuar Elon Musk pas rezultatit të fuqishëm zgjedhor të AfD-së, ajo tha: “Sot në mëngjes, kur e ndeza telefonin, pashë se kisha marrë telefonata dhe mesazhe nga SHBA, përfshirë edhe nga Elon Musk me urime personale”.

“Unë do ta telefonoj sot, por jemi në kontakt. Ne jemi fuqia në Gjermani që njihet ndërkombëtarisht. Ne jemi në kontakt me të gjitha palët dhe kjo përfshin administratën Trump”.

Chrupalla, ndërkaq, shtoi se edhe ai ka marrë një numër të madh mesazhesh urimi, duke përfshirë “dy lojtarë të kombëtares gjermane, dy ish-lojtarë të Bayern Munichut”.

Kush saktësisht, nuk tregoi.