111 vjet pas një historie të dhimbshme, sot në Athinë, Fredi Beleri dhe Petro Gjikuria shpallën “Autonominë e Vorio Epirit”, nën përkrahjen e qeverisë greke dhe ministrit Athanas Plevris. Ky akt është një sfidë e hapur ndaj sovranitetit të Shqipërisë dhe një dëshmi se ëndrra për copëtimin e trojeve tona vazhdon të jetë e gjallë në sytë e fqinjëve tanë, kështu ka shkruar Ilir Dedaj në një postim në facebook.
Ai ka vazhduar shkrimin duke thënë se lidhur me këtë politika shquptare po hesht.
“Çfarë bën politika shqiptare? Hesht! Madje, kryeministri Rama na thotë të mos “kujtojmë të shkuarën”, sepse “nuk ecet përpara”. Ky është një absurditet i pashembullt! Të mos kujtosh genocidet, grabitjen e trojeve dhe padrejtësitë historike, do të thotë t’i shërbesh pikërisht atyre që punojnë për zhdukjen e identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar Dedaj.
Dedaj tutje iu bënë thirrje shqiptarëve që të mos heshtin.
“Greqia vepron hapur dhe pa komplekse, ndërsa politika jonë merret me llogari personale dhe shet interesat kombëtare. Ky nuk është reciprocitet, është nënshtrim!
Shqiptar, nëse sot heshtim, nesër do të zgjohemi pa atdhe. Koha për të reaguar është TANI! Askush nuk do t’i mbrojë trojet tona përveç nesh! Zgjohu dhe bëje zërin tënd të dëgjohet!”, thuhet tutje në shkrimin e tij. /TV Arbëria