Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha “nuk jam diktator” ndërsa iu përgjigj komenteve të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili javën e kaluar e quajti të tillë atë.
“Unë nuk do t’i quaja fjalët e Donald Trump kompliment”, tha Zelensky në një konferencë për media, siç raportoi BBC.
“Unë nuk u ofendova, por një diktator do të ishte ofenduar”, shtoi ai duke buzëqeshur.
Zelensky tha se Ukraina ka nevojë që Trump të sigurojë që Putini do ta ndalë luftën.