Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Faton Ramadani: Piskamat e fundit bandat kriminale i kanë për shkak të fundit të tyre, pastaj edhe e humbin kontrollin!

Faton Ramadani: Piskamat e fundit bandat kriminale i kanë për shkak të fundit të tyre, pastaj edhe e humbin kontrollin!

Faton Ramadani përmes një shkrimi në facebook ka thënë se “Shpresim Uka siç nihet si BLLACA 2 i linduri në Beograd të gjitha rrenat e tij i filloi duke rrejtë edhe për vendlindjen. Ky, me dokument, është i lindur në Serbi”.

Sipas tij ai ka mashtruar për dy çështje:

“Rrena e parë: Ky gënjeu për vendlindjen e tij, në dukumentet e më poshtme të paraqitura në foto tregon se ka lindur në beograd,jo në Prishtinë!

Rrena e dytë: Ky tha kinse unë paskam gënjyer kur kam thënë që ja kam dhënë me dëshirë audioincizimin EULEX-it, por rrenën e keni të argumentuar në fotografitë e mëposhtme.”

Postimi i plotë i tij:

Piskamat e fundit bandat kriminale i kanë për shkak të fundit të tyre, pastaj edhe e humbin kontrollin!

Shpresim Uka siq nihet si BLLACA 2 i linduri në Beograd të gjitha rrenat e tij i filloi duke rrejtë edhe për vendlindjen. Ky, me dokument, është i lindur në Serbi.
Rrena e parë: Ky gënjeu për vendlindjen e tij,në dukumentet e më poshtme të paraqitura në foto tregon se ka lindur në beograd,jo në Prishtinë!

Rrena e dytë: Ky tha kinse unë paskam gënjyer kur kam thënë që ja kam dhënë me dëshirë audioincizimin EULEX-it, por rrenën e keni të argumentuar në fotografitë e mëposhtme.

Unë sojin e Shpresim Ukës asnjëherë s’e kam njohur, kurrë punë nuk kam pasur, as nuk kam dashur të kem. Nëpërmjet një personi që e kemi njohur të dy dhe me Milaim Zekën, jemi takuar me kërkesë e Shpresimit që njihet si (bllaca 2) për të më dhënë dëshmi se vëllezërit Ramadani dhe Kiçina mbajn burg pa faj se vrasesit e vertet janë persona tjerë,duke treguar me emëra cilët jan ata.

Vëllezërit e mi janë lëshuar nga burgu më 2017, e Shpresim Uka po ankohet për ato çfarë kam folur vjet në RTV DUKAGJINI. Pra, ky pavetëdijshëm po del në kundërthënie me veten! Po e kundërshton veten kur thotë, citoj:

“Prej asaj çfarë po bën Faton Ramadani, po më jep me kuptu që këta janë fajtorët.”

Nëse është ajo çfarë po thua, unë vetëm pse po kërkoj drejtësi, edhe pse tashmë 8 vite, vëllezërit i kam në liri, përse të kem këtë gatishmëri e të merrem për ta rihapur rastin dhe të zbulohet e verteta?

Nuk do ndalemi kërkuari drejtësi deri sa të del e verteta,soj o bllaces 2 si Shpresim Uka vetum na motivojnë të kerkojm drejtësi.

Kaq për sot…