Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Shtëpia me gjak në mure”, Libri i shkruar nga Afrim Hysenaj, rrëfime, dëshmi dhe materiale për masakrën e Poklekut

“Shtëpia me gjak në mure”, Libri i shkruar nga Afrim Hysenaj, rrëfime, dëshmi dhe materiale për masakrën e Poklekut

Fadil Muqolli në emisionin “Përtej Tregimit” në TV Arbëria, me moderatoren Valentina Ahmetin, ka sjellur librin “Shtëpia me gjak në mure”, një libër që i dedikohet masakrës së Poklekut.

Autori i këtij libri është Afrim Hysenaj, për të cilin Muqolli shprehet mjaft falënderues për kontributin e tij në dokumentimin e ngjarjeve të kësaj masakre.

“Është Afrim Hysenaj, të cilin unë e falënderoj shumë. Me punën e tij, jo vetëm familja ime, por edhe 53 njerëzit që u vranë dhe u dogjën atje, ai i ka kthyer në jetë”, është shprehur Muqolli në TV Arbëria.

Muqolli tutje ka treguar se ky libër është financuar nga Ministria e Kulturës. /TV Arbëria