Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KQZ përditëson të dhënat e fundit

KQZ përditëson të dhënat e fundit

Procesi i numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka përfunduar, derisa vetëm një vendvotim ka mbetur i paprocesuar nga gjithsej 2,533 sosh.

Ky vendvotim i fundit është në komunën e Mitrovicës, ku deri tani janë procesuar 104 nga 105 vendvotime.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) (përditësuar në orën 23:32), pas përpunimit të 99.96% të votave nga numërimi në qendrat komunale, rezultatet paraprake janë si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 40.90% të votave

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 22.03%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 17.64%

Koalicioni AAK-Nisma me 7.46%