Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Jakaj flet për mundësinë e koalicioneve

Jakaj flet për mundësinë e koalicioneve

Naim Jakaj nga IKD ka komentuar mbi mundësinë e koalicioneve mes partive opozitare dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Por ai u shpreh skeptik në këtë aspekt pasi sipas tij problem qëndron te qëndrimet diametralisht të kundërta mes partive, shkruan TV Arbëria.

Në rast se do të ketë një koalicion Levizja Vetëvendosje – LDK, LVV- PDK, LVV-AAK NISMA, atëherë duhet me i pa se kah ose si bëhet ky koalicion sepse nuk mundesh me bë koalicion ta zëmë për shembull Partia Demokratike e Kosovës ose Aleanca ose edhe NISMA me parti të cilat janë diametralisht të kundërt me premtimet e partisë së parë. Dikurse ta zëmë hajde qe PDK-ja po don me  bë koalicion me Vetëvendosjen, qysh do të bëhet reforma në drejtësi. Nëse ka qenë qëllim i VV-së sipas PDK-së kapja e Këshillit Prokurorial të Kosovës përmes legjislacionit tentimi me i shantazhu zyrtarët publik përmes byro, atëherë si ka mundësi pastaj të bëhet një koalicion i tillë si kanë me u përafru qëndrimet edhe të zotëri Limajt në raport edhe me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje për punën që ai ka bërë si ish ministër “, tha ai./TV Arbëria./