Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sa ka qenë transparente KQZ-ja sipas Jakaj?

Sa ka qenë transparente KQZ-ja sipas Jakaj?

Hulumtuesi nga IKD, Naim Jakaj ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka qenë transparent aq sa është premtu.

Kështu deklaroi ai në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën ku theksoi se Brenda afatit ligjor KQZ është dashur që rezultatet preliminare të zgjedhjeve t’i publikojë Brenda 48-orëve, gjë që sipas tij, nuk ndodhi.

“Nuk ka qenë aq sa është premtu se do të jetë me reformën zgjedhore por tashmë mbrriti me u konsulidu dy tri ditët e fundit që ti procesojë më shpejtë të dhënat dhe të jetë më publike. Por nuk ka qenë Brenda afatit ligjor sepse, brenda afatit ligjorë ka qenë që rezultatet preliminare të dalin Brenda 48 orëve, ato nuk dolën. Ato dolën pas 48 orëve në n dërkohë numërimi i kandidatëve nuk filloi me kohë”, tha ai./TV Arbëria./