Hulumtuesi nga IKD NaimJakaj, i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” duke folur për procesin zgjedhor të mbajtur në vend më 9 shkurt, konsideron që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti ta mbikqyrë zbatimin e ligjit për zgjedhje.
“Kosova gjatë vitit 2023 e përmbylli një reformë të rëndësishme që morrën pjesë të gjitha partitë politike, reformën zgjedhore ku u miratua në gusht të vitit 2023 dhe u tumbetu se ajo reform do të sjellë të mira sistemit zgjedhor në Kosovë, nuk pati ndryshime të mëdha kryesisht ishin teknike përvec disa cështej sikur ta zëmë nga pesë kandidatë në dhjetë që u shtua numri i kandidatëve për t’i votu rrjedhimisht një zgjerim i të drejtës së qytetarit për me pasë kandidat të tjerë përvec tyre.
Procesi është dashur të fillojë të hënën menjëherë me numërimin e kandidatëve për deputetë, nuk filloi, filloi të martën në ora 16:00 rrjedhimisht me shumë probleme edhe teknike për të cilat konsiderojmë që nodhta nuk janë bërë me qëllim të keq por për shkak që KQZ nuk arriti ta mbikqyre zbatimin e ligjit për zgjedhje”, tha ai në TV Arbëria.