Kryeministri i vendit, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Sipas njoftimit, ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, si dhe përmbylljen e procesit zgjedhor.
Derisa theksohet se Kurti e ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin dhe rolin e tij në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fusha të ndryshme e me interes të përbashkët.
“Gjatë bisedës, kryeministri gjithashtu theksoi takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me të cilin kishin diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral Kosovë-Turqi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, thuhet tutje.