Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku takon ambasadorët, thotë se LDK-ja e respekton vullnetin qytetar

Abdixhiku takon ambasadorët, thotë se LDK-ja e respekton vullnetin qytetar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjatë kësaj jave ka pritur në takim ambasadorët e përfaqësuesit e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë.

Abdixhikunë Facebook theksoi se me të gjithë kanë diskutuar mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës.

“Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë. Falënderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës”, tha i pari i LDK-së.