E ftuar në emisionin ‘ARB Debat’ me gazetarin Rid Berisha, opinionistja Pranvera Ejupi – Hajzeraj shprehet se në zgjedhjet e vitit 2021 populli ka pasur shpresë në Lëvizjen Vetëvendosje pasiqë po e njëjta ka ardhur me kauzën ‘erdhi dita’ me pretendimin që do të bëhet më mirë në Republikën e Kosovës.
“Në zgjedhjet e vitit të kaluara e dimë se si kanë pësuar partitë e tjera, populli e kanë pas sytë nga Vetëvendosja sepse kanë thënë ai ka ardhur me kauzën se ‘erdhi dita’ që po ë bjën më mirë“, deklaroi ajo në ‘ARB Debat’./tvarbëria/