E ftuar në emisionin ‘ARB Debat’ me gazetarin Rid Berisha, opinionistja Pranvera Ejupi – Hajzeraj thotë se Kosova po i mbanë ligjërata Amerikës.
Sipas saj, qasja e qeverisë së Kosovës ndaj SHBA-ve është e gabueshme, dhe se ne duhet të jemi mirënjohës, pasiqë po të mos ishte Amerika nuk do ta kishim gëzyar këtë shtet.
“Për neve është marëveshje e Uashtingtonit, po flasim për një shtet i cili është superfuqi botërore edhe ne tash po thojmë edhe na keni shpëtu, por këtu s’po na pëlqen, por ne ju tregojmë çka është demokracia e çka janë vlerat. Ne po ju mbajmë ligjërata amerikanëve. Nuk është puna që me iu frigu por duhet të jemi mirënjohës. Po të mos ishte Amerika nuk e kishim gëzu këtë shtet”, deklaroi ajo./tvarbëria/