Pasi kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Vetëvendosjen për qeveri të ardhshme, një reagim ka ardhë nga partia që doli e para në zgjedhje.
Zëvendësministri në detyrë i Vetëvendosjes, Blerim Sallahu, tha se Limaj ka respektuar në përpikëri koalicionin parazgjedhor me AAK-në, të cilën e quajti parti nëshuarje.
Për reagimet pas kësaj deklarate të Limajt pati reagime, mes tyre edhe nga vetë partneri i tij i koalicionit, për të cilat Sallahu i ka dalë edhe në mbrojtje Limajt.
“Përtej shpifjeve, kritikave të pabaza, insinuatave, të bëra nga akterë politikë e parapolitikë, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë respektuar në përpikëri koalicionin parazgjedhor me një parti në shuarje siç është AAK. Tash, Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me partitë aktuale në skenën politike. Pra, marrëveshja për koalicion parazgjedhor të subjektit politik Nisma me AAK-në është realizuar”.
Kësisoj, thotë Sallahu, sjellja e tillë është brenda rregullave demokratike.
Partneri i koalicionit i Limajt, Ramush Haradinaj, që i hynë bashkë garës, reagoi më herët duke thënë: “E keqja ka emër – Albin Kurti”.