Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pse Evropa është kërcënim më i madh për Amerikën, se sa Rusia autokratike, sipas Trump-it?

Pse Evropa është kërcënim më i madh për Amerikën, se sa Rusia autokratike, sipas Trump-it?

Shkruan: Afrim Kasolli

Ndryshimi radikal i administratës së re amerikane në raport me luftën mbrojtëse në Ukrainë, ka nxitur shumë pikëpyetje dhe dilema mbi qasjen strategjike, apo edhe një afinitet të mundshëm të Presidentit Trump, si dhe rrethit të tij të ngushtë për presidentin Putin. Pra nëse për ish-administratën Biden, Rusia ishte agresori dhe lideri i saj një diktator që mëtonte ta përmbyste rendin ndërkombëtar të inauguruar nga SHBA-të, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, e cila duhet të frenohej nga një unitet transatlantik, tashmë diktator është Vlodymyr Zelensky dhe se kjo luftë mbase as nuk do të kishte filluar sikur ky i fundit të ishte sjellur në mënyrë më racionale. Për më shumë as siguria e kontinentit të vjetër nuk do të jetë shqetësim primar për SHBA-të. Mirëpo, paradokasalisht e njëjta aktualisht është përcaktuar që të vendos edhe për sigurinë e kësaj të fundit duke e përjashtuar të parën vetëm me Rusinë.

Nuk ka dyshim, se kjo kthesë dramatike e Uashingtonit është pasojë e dinamikave gjeopolitike globale. E para qasja e deritanishme për ta detyruar Rusinë që të gjunjëzohet nëpërmjet sanksioneve ekonomike dhe izolimit ndërkombëtar perëndimor nuk është treguar plotësisht e suskseshme. Pra detyrimi i saj të tërhiqet nga Ukraina, pas një rraskapitje ashtu sikur nga Afganistani, nuk duket në horizont.

Është e vërtetë se ekonomia ruse ka pësuar humbje gjatë kësaj kohe. Inflacioni ndodhet në nivele të larta. Por, megjithatë ajo ia ka dalur ta mbijetojë këtë përjashtim. Rritja ekonomike sipas FMN gjatë këtyre viteve ka qenë me ritme pozitive. Kurse, në planin ndërkombëtar i ka forcuar aleancat e saj më shtete që kanë ambicie revizioniste ndaj rendit ndërkombëtar, sikur se Kina, Irani, Korea e Veriut etj, Natyrisht edhe në këtë drejtim nuk është se nuk ka prapakthim. Siria është një shembull tipik. Moska nuk ia doli ta mbrojë regjimin e saj vasal të diktatorit sirian Bashar al Assad. Megjithatë, kjo humbje nuk është asgjë përball fitores strategjike në Ukrainë. Dhe deri tash disa nga parimet e paqes të propozuara nga SHBA-të, i kanë marrë parasysh shqetësimet ruse, sikur se përjashtimi i mundësisë për anëtarësim të saj në NATO, presioni për ta larguar nga pushteti Vlodymyr Zalenskyn, dhe mbajtja nën kontroll e territoreve të pushtuara.

Prandaj, sipas shumë analistëve me këtë kurs të ri, SHBA-të janë duke i dhënë botës që e krijuan pas vitit 1945 dhe sidomos atë pas Luftës së Ftohtë. Këtë kthese e kishte paralajmëruar edhe vet Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kur kishte deklaruar se “rendi aktual ndërkombëtar është rikthyer në një armë kundër interesave nacionale amerikane”. Në fund të fundit siç shkruante CNN gjenerata që kishte luftuar në Luftën e Dytë Botërore dhe i kishte prodhuar presidentet nga dy partitë politike, dhe e cila ishte e përkushtuar ndaj sigurisë evropiane, tashmë nuk është në skenë. Duke qenë se Evropa ishte partneri kryesor tregtar i SHBA-së, stabiliteti i saj konsiderohej me rendësi strategjik. E njëjta qasje kishte dominuar edhe gjatë Luftë së Ftohtë. Ndërkohë, sot konkurrentet kryesorë strategjik të SHBA-ve janë në Azi. Prandaj edhe lëshimet ndaj Rusisë duhet kuptuar në këtë drejtim.

Mirëpo, një arsyeje edhe me e thelle ka të bëjë edhe me optikën personale të Presidentit Trump. Duke qenë sa i mbetet tejet i fokusuar në disbalancat tregtare siç thotë ndërmjet SHBA-së dhe veçanërisht BE-së, këtë të fundit e konsideron më shumë kërcënim për projektin e tij, Amerika e Para, se sa Rusinë. Kjo e fundit është e vërtetë se mbetet një fuqi e madhe ushtarake, por në planin ekonomik nuk paraqet asnjë sfidë për SHBA-të. Prandaj, gjatë këtij mandati më shumë do të shohim tensione me BE-në dhe afrim me Rusinë, si përpjekje për ta ndarë këtë fundit nga rivalët e saj kryesorë strategji të Uashingtonit dhe e dyta për ta dobësuar potencën ekonomike të BE-së. Ose duke e ekspozuar ndaj rrezikut rus, apo duke i detyruar që t’i shtojnë shpenzimet për mbrojtje deri në 5 për qind të GDP. Këtë intencë e ka shprehur para pak dite edhe Sekretari Rubio. Në një interviste për mediat amerikane,ai ka pohuar se kur i pyesim vendet evropiane anëtare të NATO-së, se “ pse nuk shpenzojnë më shumë për sigurinë nacionale, argumenti i tyre është se në këtë mënyrë do t’i shkurtonin programet e mirëqenies sociale, mbrojtjen e të papunëve apo edhe daljen ne pension në moshën 59 vjeçare dhe gjë ra të tjera”. Prandaj, sipas tij kjo nuk mund të tolerohet, por zgjedhja është tyre./tvarbëria/