Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Policia aksion në veri, mbyllen tri struktura ilegale që dyshohet se ua kushtëzonin ndihmat qytetarëve për vota

Policia aksion në veri, mbyllen tri struktura ilegale që dyshohet se ua kushtëzonin ndihmat qytetarëve për vota

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të vendit, në lidhje me dyshimet për kërcënime nga Qendra për Punë Sociale, që funksion si strukturë paralele/ilegale, ndaj disa qytetarëve një ditë para zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Elshani ka bërë me dije për Reporteri.net se deri tash kanë mbyllur tri qendra të tilla.

Zyrtarët e këtyre qendrave dyshohet se kanë kushtëzuar ndihmat sociale për qytetarë më votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike.

“Ne fakt këta zyrtarë të qendrës për pune sociale e cila ishte një strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirr qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre ne favor të një partie te caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosove. Lidhur me punën tonë hetimore ne e kemi njoftuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga të cilët kemi kërkuar që të na lejohet kontrolli i këtyre qendrave me qellim te zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet saktë mënyra e veprimit te këtij aktiviteti të kundërligjshëm e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve”, ka thënë Elshani.

Ai ka bërë me dije se kontrolli po vazhdon.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën tone dhe e ka dërguar mandej kërkesën e vet për urdhër te kontrollit ne Gjykate gjë te cilën edhe e ka marr dhe tani jemi në kontroll te këtyre qendrave me urdhër te Gjykatës. Pas kontrollit të këtyre vendeve ne do te njoftojmë prokurorinë me te gjeturat e cila mandej do te vendos për hapat e mëtejmë”, ka deklaruar Elshani.