Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Reuters: Amerikanët dhe Rusët janë takuar edhe në Gjenevë në mënyrë sekrete për të diskutuar për luftën në Ukrainë

Reuters: Amerikanët dhe Rusët janë takuar edhe në Gjenevë në mënyrë sekrete për të diskutuar për luftën në Ukrainë

Përgaditi: Afrim Kasolli

Takimi ndërmjet Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në Riad të Arabisë Saudite, për të diskutuar planet e paqes për luftën në Ukrainë, po del të mos jetë takimi i parë ndërmjet këtyre dy vendeve që nga izolimi dhe sanksionimi perëndimor i Rusisë për shkak të pushtimit brutal të Ukrainës.

Burime të mediumit të njohur Reuters, bëjnë me dije se këto dy palë janë takuar edhe herë tjera në mënyrë sekrete në Gjenevë të Zvicrës. Ata janë takuar disa herë kohën e fundit, madje edhe gjatë javës së fundit deri sa po mbahej Samiti i Sigurisë në Munih të Gjermanisë.

Këto takime kanë qenë sekrete dhe jo formale. Po sipas të njëjtave burime vetëm një numër i vogël i këshilltarëve të Presidentit Trump kanë pasur njohuri për këto takime. Megjithëse agjenda dhe detajet e tyre mbesin ende të paqarta. Ndërkohë, Albanian Post, duke iu referuar, mediumit New York Post, ka bërë të ditur se njëra nga temat e takimit ka qenë largimi i Vlodymyr Zelenskyt, jo vetëm nga pushteti, por edhe nga Ukraina. Si destinacion ku ai do të mund të strehoj është përmendur Franca./tvarbëria/